28/11/2019
Tragjedia shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashkë me vëllezërit e mi.
Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë, pa zhurmë.
E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë pagese nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.
Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç Ai lart!”.
Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe të lehtësohet sado pak.
Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kursejë asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!
Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!