Filozofi pa filozofi

Filozofi pa filozofi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Filozofi pa filozofi, bulevardi 'Deshmoret e Kombit', Tirana.

KONCEPTI FRANCEZ I ARSYES SHTETËRORE PËRBALLË KONCEPTIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT - Ardian RamadaniTë flasësh për koncep...
16/05/2019

KONCEPTI FRANCEZ I ARSYES SHTETËRORE PËRBALLË KONCEPTIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT - Ardian Ramadani

Të flasësh për konceptin e Arsyes shtetërore, respektivisht të doktrinës së ashtuquajtur Raison d`Etat nuk mund të dalin faqe të tëra. Ky koncept i cili sa është sfidues aq edhe i sfiduar është në përpjekje të vazhdueshme kundërshtuese me konceptin tjetër të quajtur Të drejtat e njeriut. Të dy këto koncepte në thelb franceze, i pari që buron nga doktrina e kardinalit francez Armand Zhan de Plesis de Rishelje, apo i njohur si kardinali Rishelje, ndërsa koncepti i dytë po ashtu francez që buron nga Revolucioni borgjez francez dhe Deklarata e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve (fr. Declaration des droits de l`Homme et des citoyens), janë në antagonizëm të vazh¬dueshem dhe kundërshti permanente. Krejt kjo ngase shtete të caktuara përdorin Arsyen shtetërore për të justifikuar politikat shtetërore të tyre, ndërsa të drejtat e njeriut promovohen nga shtete, subjekte, grupe etnike apo individë të cilët thirren në lirinë elemen-ta¬re dhe të drejtën e pakontestueshme për të drejta. Kemi parë shpesh¬herë që shtete të caktuara kanë përdorur arsyen e tyre shtetërore për të legjitimuar politikat represive dhe të dhunës ndaj grupeve të ndryshme sociale, etnike, fetare dhe kombëtare, por në anën tjetër koncepti i të drejtave të njeriut nuk mund të përdoret si pretekst për të promovuar anarkinë në shtet dhe mungesën e ligjit. Për të përshkruar dhe detajuar më hollësisht njërën dhe tjetrën do të shkojmë në trajtimin e tyre veç e veç.

1. Çka nënkuptojmë me arsyen e shtetit, vështrim historik dhe etimologjik

Me të drejtë mund të konstatojmë se sipas Risheljesë diplo¬ma-cia është arti i të treguarit të armiqësisë me mirësjellje, indiferencës me interes dhe miqësisë me përkujdes. Rishelje zhvilloi aftësitë politike e administrative dhe ndërtoi themelin e pushtetit të vet, në prizma krejtësisht laik. Për Risheljenë çështjet e brendshme franceze ishin më të rëndësishme se sa ato jashtë territorit francez. Ai zgjidhte problemet brenda vetes mandej kërkonte zgjidhjen e atyre jashtë Francës. Në momentin kur i kërkohet të shkojë si ambasador në Spanjë për të zgjidhur një gjendje të vështirë që ishte krijuar në Itali me Dukën e Savojës, ai refuzoi me arsyetimin se çështjet në shtëpi janë më të rëndësishme se sa gjërat jashtë shtëpisë.
Rishelje qysh gjatë fillimit të luftës tridhjetëvjeçare e kishte përkufizuar Francën dhe francezët si shtet-komb jo luftënxitës. Ai u angazhua në shkrimin e dokumenteve që do të kishin një peshë jashtëzakonisht të madhe siç ishin: “Memoires” (Kujtimet) si dhe Testamentin Politik. Ky i fundit ishte shkruar si një udhëzim për mbretin, në rast të vdekjes së Risheljesë. Testamenti politik i Rishe-ljesë ndahet në dy pjesë: e para merret kryesisht me pjesën e hershme të sundimit të Luigjit të XIII dhe institucionet franceze, dhe e dyta e cila merret me çështje më të përgjithshme të strategjisë dhe taktikave politike. Pjesa e dytë afirmon dhe proklamon kryesisht çelësin e suksesit që është fondamental edhe atë “Nevojën për negociata të vazhdueshme”, për të pasur sukses. Mbi këtë ndërtohet edhe filozofia e Raison d`État. Sipas tij për të funksionuar Raison d`État duhet të kesh informacionin të plotë dhe të kujdesshëm, hapin dhe veprimin. Rishelje mendonte se ambasadorët e tij duhet të debatojnë me qeveritë e shteteve të huaja për shkak të bindjes së tij të fortë në fuqinë e përgjithshme të arsyes dhe gjuhës. Nga kjo konkludojmë se teoria e tij rrumbullakohej me thënien “Pushteti e detyron bindjen, mirëpo arsyeja e magjeps atë. Ndaj nevojitet të drejtohen njerëzit nga mjete që i bëjnë për vete në mënyrë të padukshme sesa, siç është prak¬tike, nga mjetet që i detyrojnë ata. Rishelje për të operacio¬na¬lizuar Raison d`État, vendosi ndikimin e vet në të përditshmen Gazze¬tte de France të Renadotit me ç’rast e ktheu atë në makinë propaganduese të oborrit dhe të ideve të tija. Për të funksionali¬zuar idenë e tij Raison d`État ai duhej të formonte Akademinë Franceze e cila paraqitet si pranim i qartë i pushtetit të gjuhës, i arsyes mbi forcën e hapur. Negociatat sipas Risheljesë duheshin bërë për të arritur marrëveshje për interesat shtetërore dhe kombëtare. Tentativa risheljane ishte kapaciteti i bindjes së shteteve tjera për marrëveshje të pëlqyeshme me gojëtari e arsye. Këto për Risheljenë ishin dhe mbeten mjaft të rëndësishme për prestigjin ose reputacio¬nin e një shteti-komb.
Sipas Raison d`État të Risheljesë dhe negociatave të tij për krijimin e kësaj arsyeje, shtetet duhet të vepronin gjithkund afër dhe larg. Nuk mund të imagjinohej kombi për Risheljenë pa prezencën e duhur dhe pa kontrollin e shtetit. Me sa duket prej këtu rrjedh edhe përkufizimi që kombi është vetëm një hap larg të qenit shtet. Synimi i Risheljesë ishte krijimi i një Raison d`État i ndjekur dhe i pranue¬shëm nga të gjithë. Ai nuk ngurroi kurrë të veprojë me zgjuarsi dhe shkathtësi, duke mos u bërë as mospërfillës, as ngurrues, as i paven¬dosur. Në bindjen për Raison d`État është shumë interesante që Rishelje i bënte jehonë pikëpamjes së zakonshme të shekullit të XVII që traktatet ndërkombëtare të ishin marrëveshje mes monarkëve. Sipas Risheljesë kurrë vendimet nuk duhet të zbatohen me fanati¬zëm. Në ndërtimin e shtetit të tij të arsyes ai kërkon edhe praninë e zyrave të ambasadorëve, ndërsa për postin e udhëheqësit ai parapël¬qen njerëzit e kishës që detyrat shtetërore t`i shikojnë në prizëm laik, mirëpo njerëzit e kishës duheshin të ishin pjesë e udhëheqësisë apo udhëheqësia vetë, sepse ata nuk kishin familje, kësisoj nuk kishin interesa personale dhe nuk i vinin ato para detyrave publike.
“Nëse ia fillojmë negociatave të vazhdueshme për ndërtimin e Raison d`État dhe dështojmë, a kemi humbur ndonjë gjë”? Është pyetja qendrore në Testamentin e tij politik. Ai thotë se me gjithë dështimin negociatat janë të parrezikshme, nuk bëjnë kurrë dëm. Sepse sensibilizohet opinioni për çështjen në fjalë. Ndërsa Raison d`État në atë kohë edhe pse nuk ishte pranuar përbotshmërisht dhe tërësisht, arriti që falë propagandës së fortë të Risheljesë dhe mano-vrimeve të tij diplomatike të pranohet si e tillë, dhe zgjati deri në vitet e 50 të shekullit të kaluar, atëherë kur fillojnë edhe aksionet e para për formimin e një organizatë supranacionale. Me arsyen e shtetit apo Raison d`État nuk duhet të kuptojmë thjesht simbolin e një sistemi, por një filozofi të tërë, ndoshta filozofia më jetëgjatë dhe më e përbotshme politike në sistemin e marrëdhënieve ndërkom-bëtare. Për t`u realizuar dhe implementuar kjo filozofi është më se e nevojshme të ekzistojnë dituria dhe dinakëria. Një filozofi e tillë nuk mund të arrihet dhe të realizohet pa pasur njerëz të kulturuar dhe të mençur. Ati i kësaj doktrine, Risheljeja, përmes Raison d`État thek¬sonte dhe afirmonte tezën, Shteti mbi të gjitha. Shteti sipas tij ishte çelësi i suksesit. Për atë arsye ai bën thirrje në shpëtimin e shtetit, sepse po nuk u shpëtua shteti menjëherë ai mund të vdesë dhe nuk mund të ngritet asnjëherë më. Politikat shtetërore dhe shteti janë të një rëndësie të posaçme për të, andaj edhe duhet bërë gjithçka për të pasur një shtet të mirëqenë. Shtetet sipas tij kanë një logjikë të veçantë, e ajo është përpjekja për realizimin e interesave kombëtare, pa marrë parasysh konsideratat tjera. Është më se e qartë se me këtë fillon edhe modernizimi politik, pra atëherë kur u shfaq shteti qyte¬tar, ndërsa shteti i qytetarëve mundësoi krijimin e shtetit-komb, sepse qytetarët e atij shteti janë komb i atij shteti dhe përbëjnë kom¬bin e atij shteti në tërësi. Nuk është me rëndësi se a është shteti demo¬kratik, apo njëri prej këtyre antipodeve jodemokratike: auto¬ritar, diktatorial, totalitar ose transitor. Më me rëndësi është që të jetë shtet. Ndërsa kushti kryesor për një demokraci të mirëfilltë sipas Arsyes shtetërore është moscenimi i sovranitetit, pra legjitimimi i të njëjtit. Sovraniteti është mbi të gjitha.
Përderisa shteti është mbi të gjitha, fare lehtë mund të nxjerrim konkluzionin se ai paraqet një grupim politik, drejtimi administrativ i të cilit kërkon monopolin mbi të gjitha si pjesë e një kontrate natyrore legjitime. Koncepti risheljan mbi shtetin do të admirohet dy shekuj më vonë edhe nga sociologu i njohur gjerman Maks Weber, i cili njësoj si Rishelje do të vendoste shtetin dhe rolin e shtetit në rend të parë.
Nëse jemi dakord me këtë atëherë Raison d`État prezantohet si një reprezentacion, apo ide përfaqësuese e cila duhet më tej të ketë një refleksion në drejtim të vështrimit mbi përmbajtjet e atyre ideve përfaqësuese dhe arsyeve sociologjikisht të determinueshme, që përfaqësojnë mendimin se termat komb, shtet dhe komb-shtet përdoren ende në mënyrë të njëvlershme, edhe pse nuk mund të nënkuptojnë të njëjtën gjë. Arsyeja e shtetit e Risheljesë mëton të ketë shtetin të qeverisur, të autorizuar të marr vendime, të imponojë dhe kontrollojë aparaturën ekzekutuese, të marr vendime në favor të kombit të vet, të jetë i institucionalizuar dhe të realizojë detyrat që janë në interes publik, kjo e fundit do të thotë në funksion të kombit.

2. Antagonizmat e Raison d`Etat

Mirëpo antagonizmi i Raison d`État qëndron në tejkalimin e masës kur është në duart e një mjeshtri. Koncepti i Raison d`État siç edhe thamë më lart, nuk përmbante kufizime. Ai nuk përcaktonte se deri ku duhej të shkonte, deri ku interesat shtetërore të quheshin të plotësuara dhe të realizuara? Sa luftëra duheshin të bëheshin për të arritur deri tek siguria? Arsyeja e shtetit përmban në vete një lloj tour de force e shprehur në frëngjisht, që në gjuhën shqipe do të thotë një lloj force e brendshme dhe jashtme determinuese për fatin e njerëzve, për pjesëtarët e atij shteti. Raison d`État krijonte bazën për qëndrimin e shteteve të veçanta, të pavarura njëri nga tjetri, e sot një gjë e tillë është krejtësisht e pamundur, e mbi të gjitha proceset globalizuese e sfidojnë vazhdimisht këtë koncept. Në konceptin e Raison d`État nëse e mira ishte vlerë e lartë, atëherë detyra e udhëheqësit ishte rritja dhe lartësimi i lavdisë së tij. Më i forti do të dominonte dhe më i dobëti do të rezistonte duke kërkuar koalicione për të rritur fuqinë individuale. Nëse koalicioni ishte aq i fortë sa ta ndalte agresorin, atëherë lindte një ekuilibër force, e nëse jo atëherë njëri nga vendet më të forta impononte vlerat e veta. Forca pa të drejtën çon në provat e forcës, ndërsa e drejta pa forcën shpie në pozicione jo të lakmueshme. Mirëpo, përpos që ka avantazhe ky parim, i njëjti shpeshherë është bërë objekt i diskutimeve të ndryshme për kinse rolin tejet të theksuar të shtetit, e kësisoj rolin nën hije të individit. Në përgjithësi mund të themi se është ashtu, sepse sot koncepti i të drejtave të individit apo qytetarit është sfidues për Raison d`État. Klod Lëfor, Raymond Aron e shumë e shumë veprimtarë të tjerë të drejtave të njeriut afirmojnë se koncepti i të drejtave të njeriut është koncepti që mund të sfidojë Raison d`État. Qëndrimin e tyre ata e justifikonin me tezën se të drejtat e njeriut janë të drejta individuale, e jo të drejta politike. Natyra e shtetit, ndërkaq, dallon nga natyra e individëve, ngase shteti i nënshtrohet ligjeve dhe rregullave që janë specifike për të.
Në përgjithësi mund të themi se koncepti i mbrojtjes së shtetit me çdo kusht, e deri ndoshta edhe në privimin e individit apo individëve nga të drejtat e tyre në emër të gjoja Raison d`État, ka qenë argument i regjimeve komuniste, e ndërsa sot është argument i shteteve diktaroriale, autarkike dhe autokratike. Por, jo vetëm kaq ky argumentim haset edhe tek kundërshtarët e komunistëve, tek ideologët konservativë antikomunistë, sepse edhe këta e përkufi¬zoj-në politikën në raporte të forcës, ndërsa realizimin e të drejtave të njeriut e bëjnë të varur nga imperativi i ruajtjes së shtetit, pra i nënshtrohen Raison d`État. Andaj shtetet mes parimit të Raison d`État dhe ndoshta anarkisë së individit apo të njeriut duhet të gjejë mesin, e ato janë të drejtat e njeriut, si vlerë universale dhe të patje-tërsueshme, si vlerë e shoqërive demokratike dhe liberale. Parimi i arsyes së shtetit (Raison d`État) që pretendon të mbajë lart interesat më të larta shtetërore a kombëtare, sipas veprimtarit të shquar për të drejtat e njeriut Daniel Mayer, ka shërbyer dhe shërben si justifikim për shkeljen e të drejtave dhe lirive të individëve, grupeve të veçanta apo të tërë një populli. Shembuj të tillë kemi plot. Përdorimi i Arsyes shtetërore në dëm të të drejtave të njeriut në Ballkan, në Lindjen e Mesme, në shtetet afrikane e kështu me radhë.
Sikur të ishte ndjekur parimi i Raison d`État, forcat e NATO-s nuk do të duhej të intervenonin në Bosnje dhe në Kosovë, sepse cenonin “sovranitetin” e një shteti, e kësisoj cenonin të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare mëton të afirmojë se sovra-ni¬teti i çdo shteti është i pacenueshëm. Por, e drejta ndërkombëtare nuk afirmon edhe shkeljen e të drejtave të njeriut në emër të interesave shtetërore, sepse asnjë shtet nuk duhet të cenojë interesat e qytetarëve të vet, për gjoja mbrojtjen e shtetit, sepse shtetin e përbëjnë po ata qytetarë. Ideologët serbë, nacionalistët dhe shtetarët serbë, duke u bazuar në Arsyen e shtetit, përdorën po të njëjtin parim jo vetëm për të arsyetuar represionin e shumëfishtë kundër shqipta¬rë¬ve, por edhe për ta mbështetur projektin e shpopullizimit të Koso¬vës nga shqiptarët. Shtetarët serb si dhe disa përkrahës konservatorë të Raison d`État, nuk reshtën dhe nuk reshtin edhe më tej të sulmojnë dhe kritikojnë NATO-n, e cila sipas tyre shkeli parimin e legjitimitetit e cila mbron intervenimin në përputhje me të drejtën klasike ndërkombëtare, që ende mbron sovranitetin e shteteve, dhe zgjodhi parimin e ndërhyrjes apo intervenimit edhe në një shtet sovran për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
Kjo që ceka thekson rolin e domosdoshëm të reformimit të këtij koncepti, rishikimit të menjëhershëm, sepse në shumë vende të drejtat e njeriut shkelen, pikërisht në bazë të zbatimit të Raison d`État. Nuk mëtoj të them se gjoja nuk duhet të ekzistojnë interesat shtetërore, por ato interesa duhet të bazohen në të drejtat e kombit, në të drejtat e etnive, në të drejtat e njeriut si individ. Në shek. XXI nuk ka vend për shtete që e thyejnë parimin e të drejtave të njeriut në emër të interesave etatike. Këtë nuk e ka as edhe shteti prej ku buron ky parim, pra as Franca.

2. Të drejtat e njeriut duhet të jenë prioritet i arsyes shtetërore dhe të bëhen në kuadër të saj, duke qenë kompatibile edhe me dokumentet e ndryshme të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale

Koncepti për të drejtat e njeriut lindi në Francë, gjatë dhe pas Revolucionit, si dhe u bë pjesë e pandashme e çdo organizate ndërkombëtare dhe rajonale më vonë. Ishte Asambleja Kushtetuese e Francës që pranoi (18-27 gusht 1789) Deklaratën për të drejtat e njeriut dhe qytetarëve apo shtetasve, në tekstin e së cilës thuhej shprehimisht se: «Ajo shoqëri në të cilën nuk sigurohet garancia e të drejtave dhe nuk përcaktohet ndarja e pushteteve, nuk ka Kushte¬tu-të». E më vonë ky koncept u lidh ngushtë edhe me nocionin specifik të shtetit dhe të së drejtës pozitive, ku vend qendror iu dha më së shumti individit dhe pavarësisë së institucioneve. Me evoluimin e mëtutjeshëm u bë e qartë se shteti dhe e drejta ekzistojnë pikërisht për individin që jeton në shoqëri, se shteti dhe e drejta e mbrojnë individin që të mos trajtohet si një mjet i thjeshtë, se shteti dhe e drejta nxisin dhe përkrahin kushtet për përparimin e gjithanshëm të tij. Prandaj sot me të drejtë mund të themi se shteti modern bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut dhe karakterizohet si shtet demokratik, ku sundon ligji dhe realizohet një politikë sociale e përsh¬tatshme. Mirëpo, tashmë është pranuar, gjithashtu, se për të krijuar standardet e sjelljes, liria nuk është cilësi e asnjë qenieje njerëzore, pavarësisht vetive të tjera themelore të saj. Liria nuk konsiderohet dhe nuk është vlerë absolute në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Përkundrazi, siç lexohet në një nga paragrafët e parë të Preambulës së Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut: “Njohja e dinjitetit dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsuesh-me… përbën themelin e lirisë”. Nga ky referim theksohet që askush ndër ne nuk mund të jetë i lirë në përcaktimin e standardeve të sjelljes, por gjatë këtij përcaktimi çdokush duhet të konsiderojë atë që zbulojnë arsyeja dhe ndërgjegjja. Andaj tentativa e shumë shtete-ve, shkelëse të parimit të të drejtave të njeriut nuk mund të arsyeto-het nën pretekstin e mbrojtjes së interesave shtetërore. Arsyeja shtetërore nuk mund të aplikohet në kurriz dhe në dëm të të drejtave të njeriut. Kjo është më se e qartë dhe e arsyeshme. Në një rast presidenti i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe deputet i dhomës kanadeze Kebekut-pjesa frankofone e Kanadasë, zoti Bernard Patry, duke cituar thënien e Daniel Mayerit, shprehet se “Arsyeja e shtetit vjen në shprehje atëherë kur shteti humb arsyen”. Kjo ishte një thënie që vlen për këtë shekull. Shteti vetëm kur e humb arsyen shkel mbi parimin e të drejtave të qytetarëve të vet ose të huaj, ose shkel të drejtat e njeriut. E nëse shteti humb arsyen e tij atëherë e humb edhe arsyen për të qenë si i tilllë, si subjekt, atëherë shteti nuk është më subjekt, i vetëdijshëm për veten si tërësi orga¬nike, por shndërrohet në substancë, si një gjë që ekziston në vetvete por jo për veten.
Respektimi i të drejtave të njeriut duhet të jetë patjetër pjesë e arsyes shtetërore sepse përndryshe Raison d`Etat do të shndërrohet në varrmihës i të drejtave dhe i vetvetes. Për t`u realizuar kjo, sot në botën e globalizuar, duhet të bëhet kompatibiliteti me një sërë dokumentesh që dalin dhe që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, e që janë pjesë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe rajo-nale. Vetëm kështu nuk mund të humb qenësimin dhe nuk mund të rrezikohet as Raison d`Etat e as të Drejtat e Njeriut, respektivisht do të bashkëjetojnë në harmoni të plotë.

Mr. Ardian Ramadani / Shqip

Konferenca “Qasje kritike dialektiko-materialiste ndaj problematikave politiko-shoqërore”, e cila zhvillohet ditën e nes...
06/12/2016

Konferenca “Qasje kritike dialektiko-materialiste ndaj problematikave politiko-shoqërore”, e cila zhvillohet ditën e nesërme në Fakultetin e Shkencave Sociale, është e jashtëzakonshme në llojin e saj në Shqipëri, për mendimin politik e veçanërisht atë të majtë. Është e jashtëzakonshme edhe për temat e trajtuara nga perspektiva të ndryshme në shtete të ndryshëm të Ballkanit dhe më gjerë, për ligjëruesit e ftuar, etj.

Ligjërues: Arlind Qori, Klevis Kolasi, Aleksander Oikonomidis, Edon Qesari, Redi Muçi, Edlira Xhafa, Deni Sanxhaku, Fitim Salihu, Arbër Zaimi, Sofo Meksi.

Pjesëmarrja do të ishte me vlerë për këdo që është i interesuar.
Te FSHS, Auditori 011, ora 10:00 :)

14 tipare të fashizmit, sipas Umberto Eco-s:In spite of this fuzziness, I think it is possible to outline a list of feat...
25/11/2016

14 tipare të fashizmit, sipas Umberto Eco-s:

In spite of this fuzziness, I think it is possible to outline a list of features that are typical of what I would like to call Ur-Fascism, or Eternal Fascism. These features cannot be organized into a system; many of them contradict each other, and are also typical of other kinds of despotism or fanaticism. But it is enough that one of them be present to allow fascism to coagulate around it.

1. The first feature of Ur-Fascism is the cult of tradition. Traditionalism is of course much older than fascism. Not only was it typical of counter-revolutionary Catholic thought after the French revolution, but it was born in the late Hellenistic era, as a reaction to classical Greek rationalism. In the Mediterranean basin, people of different religions (most of them indulgently accepted by the Roman Pantheon) started dreaming of a revelation received at the dawn of human history. This revelation, according to the traditionalist mystique, had remained for a long time concealed under the veil of forgotten languages—in Egyptian hieroglyphs, in the Celtic runes, in the scrolls of the little known religions of Asia.

This new culture had to be syncretistic. Syncretism is not only, as the dictionary says, “the combination of different forms of belief or practice”; such a combination must tolerate contradictions. Each of the original messages contains a silver of wisdom, and whenever they seem to say different or incompatible things it is only because all are alluding, allegorically, to the same primeval truth.

As a consequence, there can be no advancement of learning. Truth has been already spelled out once and for all, and we can only keep interpreting its obscure message.

One has only to look at the syllabus of every fascist movement to find the major traditionalist thinkers. The N**i gnosis was nourished by traditionalist, syncretistic, occult elements. The most influential theoretical source of the theories of the new Italian right, Julius Evola, merged the Holy Grail with The Protocols of the Elders of Zion, alchemy with the Holy Roman and Germanic Empire. The very fact that the Italian right, in order to show its open-mindedness, recently broadened its syllabus to include works by De Maistre, Guenon, and Gramsci, is a blatant proof of syncretism.

If you browse in the shelves that, in American bookstores, are labeled as New Age, you can find there even Saint Augustine who, as far as I know, was not a fascist. But combining Saint Augustine and Stonehenge—that is a symptom of Ur-Fascism.

2. Traditionalism implies the rejection of modernism. Both Fascists and N**is worshiped technology, while traditionalist thinkers usually reject it as a negation of traditional spiritual values. However, even though N**ism was proud of its industrial achievements, its praise of modernism was only the surface of an ideology based upon Blood and Earth (Blut und Boden). The rejection of the modern world was disguised as a rebuttal of the capitalistic way of life, but it mainly concerned the rejection of the Spirit of 1789 (and of 1776, of course). The Enlightenment, the Age of Reason, is seen as the beginning of modern depravity. In this sense Ur-Fascism can be defined as irrationalism.

3. Irrationalism also depends on the cult of action for action’s sake. Action being beautiful in itself, it must be taken before, or without, any previous reflection. Thinking is a form of emasculation. Therefore culture is suspect insofar as it is identified with critical attitudes. Distrust of the intellectual world has always been a symptom of Ur-Fascism, from Goering’s alleged statement (“When I hear talk of culture I reach for my gun”) to the frequent use of such expressions as “degenerate intellectuals,” “eggheads,” “effete snobs,” “universities are a nest of reds.” The official Fascist intellectuals were mainly engaged in attacking modern culture and the liberal intelligentsia for having betrayed traditional values.

4. No syncretistic faith can withstand analytical criticism. The critical spirit makes distinctions, and to distinguish is a sign of modernism. In modern culture the scientific community praises disagreement as a way to improve knowledge. For Ur-Fascism, disagreement is treason.

5. Besides, disagreement is a sign of diversity. Ur-Fascism grows up and seeks for consensus by exploiting and exacerbating the natural fear of difference. The first appeal of a fascist or prematurely fascist movement is an appeal against the intruders. Thus Ur-Fascism is racist by definition.

6. Ur-Fascism derives from individual or social frustration. That is why one of the most typical features of the historical fascism was the appeal to a frustrated middle class, a class suffering from an economic crisis or feelings of political humiliation, and frightened by the pressure of lower social groups. In our time, when the old “proletarians” are becoming petty bourgeois (and the lumpen are largely excluded from the political scene), the fascism of tomorrow will find its audience in this new majority.

7. To people who feel deprived of a clear social identity, Ur-Fascism says that their only privilege is the most common one, to be born in the same country. This is the origin of nationalism. Besides, the only ones who can provide an identity to the nation are its enemies. Thus at the root of the Ur-Fascist psychology there is the obsession with a plot, possibly an international one. The followers must feel besieged. The easiest way to solve the plot is the appeal to xenophobia. But the plot must also come from the inside: Jews are usually the best target because they have the advantage of being at the same time inside and outside. In the US, a prominent instance of the plot obsession is to be found in Pat Robertson’s The New World Order, but, as we have recently seen, there are many others.

8. The followers must feel humiliated by the ostentatious wealth and force of their enemies. When I was a boy I was taught to think of Englishmen as the five-meal people. They ate more frequently than the poor but sober Italians. Jews are rich and help each other through a secret web of mutual assistance. However, the followers must be convinced that they can overwhelm the enemies. Thus, by a continuous shifting of rhetorical focus, the enemies are at the same time too strong and too weak. Fascist governments are condemned to lose wars because they are constitutionally incapable of objectively evaluating the force of the enemy.

9. For Ur-Fascism there is no struggle for life but, rather, life is lived for struggle. Thus pacifism is trafficking with the enemy. It is bad because life is permanent warfare. This, however, brings about an Armageddon complex. Since enemies have to be defeated, there must be a final battle, after which the movement will have control of the world. But such a “final solution” implies a further era of peace, a Golden Age, which contradicts the principle of permanent war. No fascist leader has ever succeeded in solving this predicament.

10. Elitism is a typical aspect of any reactionary ideology, insofar as it is fundamentally aristocratic, and aristocratic and militaristic elitism cruelly implies contempt for the weak. Ur-Fascism can only advocate a popular elitism. Every citizen belongs to the best people of the world, the members of the party are the best among the citizens, every citizen can (or ought to) become a member of the party. But there cannot be patricians without plebeians. In fact, the Leader, knowing that his power was not delegated to him democratically but was conquered by force, also knows that his force is based upon the weakness of the masses; they are so weak as to need and deserve a ruler. Since the group is hierarchically organized (according to a military model), every subordinate leader despises his own underlings, and each of them despises his inferiors. This reinforces the sense of mass elitism.

11. In such a perspective everybody is educated to become a hero. In every mythology the hero is an exceptional being, but in Ur-Fascist ideology, heroism is the norm. This cult of heroism is strictly linked with the cult of death. It is not by chance that a motto of the Falangists was Viva la Muerte (in English it should be translated as “Long Live Death!”). In non-fascist societies, the lay public is told that death is unpleasant but must be faced with dignity; believers are told that it is the painful way to reach a supernatural happiness. By contrast, the Ur-Fascist hero craves heroic death, advertised as the best reward for a heroic life. The Ur-Fascist hero is impatient to die. In his impatience, he more frequently sends other people to death.

12. Since both permanent war and heroism are difficult games to play, the Ur-Fascist transfers his will to power to s*xual matters. This is the origin of machismo (which implies both disdain for women and intolerance and condemnation of nonstandard s*xual habits, from chastity to homos*xuality). Since even s*x is a difficult game to play, the Ur-Fascist hero tends to play with weapons—doing so becomes an ersatz ph***ic exercise.

13. Ur-Fascism is based upon a selective populism, a qualitative populism, one might say. In a democracy, the citizens have individual rights, but the citizens in their entirety have a political impact only from a quantitative point of view—one follows the decisions of the majority. For Ur-Fascism, however, individuals as individuals have no rights, and the People is conceived as a quality, a monolithic entity expressing the Common Will. Since no large quantity of human beings can have a common will, the Leader pretends to be their interpreter. Having lost their power of delegation, citizens do not act; they are only called on to play the role of the People. Thus the People is only a theatrical fiction. To have a good instance of qualitative populism we no longer need the Piazza Venezia in Rome or the Nuremberg Stadium. There is in our future a TV or Internet populism, in which the emotional response of a selected group of citizens can be presented and accepted as the Voice of the People.

Because of its qualitative populism Ur-Fascism must be against “rotten” parliamentary governments. One of the first sentences uttered by Mussolini in the Italian parliament was “I could have transformed this deaf and gloomy place into a bivouac for my maniples”—“maniples” being a subdivision of the traditional Roman legion. As a matter of fact, he immediately found better housing for his maniples, but a little later he liquidated the parliament. Wherever a politician casts doubt on the legitimacy of a parliament because it no longer represents the Voice of the People, we can smell Ur-Fascism.

14. Ur-Fascism speaks Newspeak. Newspeak was invented by Orwell, in 1984, as the official language of Ingsoc, English Socialism. But elements of Ur-Fascism are common to different forms of dictatorship. All the N**i or Fascist schoolbooks made use of an impoverished vocabulary, and an elementary syntax, in order to limit the instruments for complex and critical reasoning. But we must be ready to identify other kinds of Newspeak, even if they take the apparently innocent form of a popular talk show.

http://www.nybooks.com/articles/1995/06/22/ur-fascism/

I think it is possible to outline a list of features that are typical of what I would like to call Ur-Fascism, or Eternal Fascism. These features cannot be organized into a system; many of them contradict each other, and are also typical of other kinds of despotism or fanaticism. But it is enough th...

Address

Bulevardi 'Deshmoret E Kombit'
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Filozofi pa filozofi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share